Escobar: Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti a një individ njëanshëm

Asociacioni, sipas zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ. Escobar ka elaboruar të mërkurën deklaratën e para një muaji që në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”, ka deklaruar Escobar.

Zëvendësndihmësi i sekretarit ka sqaruar se si e sheh angazhimin e alternativave.
“Ajo që është e rëndësishme për publikun që të kuptojë… Po dëgjojmë nga anëtarë shumë konstruktivë të shoqërisë civile, grupe multietnike që duan që kjo të ndodhë, nga organizata hulumtuese që kanë punuar shumë për të parë se si mund të funksionojë kjo që nuk e rrezikon funksionalitetin e Kosovës ose bie ndesh me Kushtetutën apo me ligjet e saj”, ka deklaruar ai. “Këta janë partnerët nga të cilët do të filloj të kërkoj që të na ndihmojnë t’i krijojmë disa ide dhe të demistifikojnë dhe t’i lehtësojnë disa nga frikët që njerëzit mund t’i kenë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.

MARKETING