Rama: Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë!

Rama: Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka pritur kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi nga takimi me kryetarët e e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

 “Gëzuar. Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë!” ka shkruar Rama në Facebook.

Në këtë takim po marrin pjesë krerët e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Përndryshe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama. /SHENJA/

MARKETING