(VIDEO) Spasovski: Vitin e kaluar janë sekuestruar 2.4 tonë drogë dhe 20 tonë prekursorë
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin që lamë pasë janë konfiskuar 2.4 tonw drogë, 20 tonë prekursorë për prodhimin e drogave sintetike dhe janë shkatërruar 12 grupe kriminale. Kështu njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nëpërmjet facebook. Spasovski ka shkruar se pjesa më e madhe e sekuestruar e lëndëve narkotike ishte marihuanë, heroinë, kokainë dhe amfetaminë.
OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Janë shkatëruar 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra nga 51 anëtarë. U zbuluan mbi 700 vepra penale, për të cilat u raportuan mbi 800 autorë. Janë konfiskuar edhe 20 tonë prekursorë të ndryshëm, me qëllim të prodhimit të mëtutjeshëm të drogave sintetike”
Nëse do të arrinte që 2.4 ton drogë të shitejshte në tregun e zi, Spasovki sqaron se kjo do të kushtonte 6 milionë euro.
OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Vlen të përmendet sekuestrimi i një toni prekursorë në aeroportin e Shkupit, nga i cili mund të prodhohej amfetaminë në vlerë mbi 50 milionë euro. Në fushën e tregtisë ilegale të drogës, në vitin 2022 kemi pasur shkatërrimin më të madh të drogës së konfiskuar deri më tani, janë asgjësuar gjithsej 10 tonë drogë”
I pari i MPB-së madje vlerëson se viti 2022, ka qenë tejet i suksesshëm në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të drogës. Oliver Spasovki më tej ka shkruar se vitin që sapo kemi filluar do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet.
Samir Mustafa /SHENJA/