Gjysmëvjetori i dytë shtyhet për një javë, fillon me 23 janar!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 118 e ka shqyrtuar edhe ka miratuar propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që gjysmëvjetori i dytë, në vend që më 18 janar të fillojë më 23 janar (e hënë) me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.
“Në arsyetimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës theksohet se pushimi dimëror vazhdohet për shkak kursimit të ngrohjes dhe mbrojtjes së shëndetit të nxënësve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.