(VIDEO) Këshilltarët e LSDM-së kërkuan seancë të jashtëzakonshëm për ndotjen e ajrit
Grupi I këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, sot ka dorëzuar iniciativën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Këtë iniciativë me nënshkrime të këshilltarëve e përkrahin edhe këshilltarët nga partitë politike PLD dhe DOM, tha Gordan Shutarov, këshilltar i Qytetit të Shkupit.
Gordan Shutarov, këshilltar i Qytetit të Shkupit
“Ftojmë të gjithë këshilltarët, veçanërisht këshilltarët nga VMRO-DPMNE si grupi më i madh këshilltar, që ta përkrahin këtë iniciativë në interes të qytetarëve të Shkupit. Kryetari i Këshillit, Trajko Sllavevski, duhet ta pranojë iniciativën dhe të caktojë seancë sa më parë, duke pasur parasysh urgjencën e situatës”.
Grupi I këshilltarëve të LSDM-së ka propozuar masa shtesë që do të ndikojnë në uljen e ndotjes. Ndër to: rritje të menjëhershme të numrit të autobusëve në të gjitha linjat në transportin publik të qytetit, vendosja e transportit falas për të gjithë qytetarët në Shkup, transferim urgjent i parave në Buxhetin e Qytetit të Shkupit, për rritjen e mjeteve për luftë kundër ndotjes, përgatitja e planit të veprimit për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup etj.
Shutarov theksoi se masat kundër ndotjes së ajrit janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Shkupit.
Medina Ajeti /SHENJA/