Reagon Mexhiti për videon e Ali Ahmetit duke kënduar: Keqpërdorim i paturpshëm i figurës së tij!

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shihet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke kënduar, ka reaguar nënkryetari i partisë Izet Mexhiti.
“Të inçizosh Ali Ahmetin duke kënduar dhe pastaj ta publikosh të njejtin inçizim, për të defokusuar opinionin prej problemit të vërtetë, është keqpërdorim i paturpshem i figurës së tij…
Të inçizosh Ali Ahmetin dhe të ruash këto video për t’i shfrytezuar kur të konvenon ty është jokorrekte dhe duket se nuk është hera e parë që po ndodh.
BDI patjetër duhet të çlirohet nga uzurpatorët, mercenarët dhe të paaftit!”, ka shkruar Mexhiti, në profilin e tij në Facebook.

MARKETING