Milani e humb fitoren në minutat e fundit, vetëm barazim me Romën

Milani e humb fitoren në minutat e fundit, vetëm barazim me Romën

Ka përfunduar derbin italian. Milani dhe Roma janë ndarë baras, pasi ndeshja u mbyll 2:2.
Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje e mirë, por e dominuar nga Milani.

Ata krijuan rastet e tyre me Olivier Giroud dhe Rafael Leao, por nuk arritën të realizojnë. Po rridhte minuta e 30’ kur pas një tollovie në zonën e Romës shënoi Milani. Ishte Pierre Kalulu që shfrytëzoi mundësinë dhe i dha epërsinë kampionit italian. Në anën tjetër romakët nuk ishin të rrezikshëm për ‘Rossoneri’.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të kampionit në fuqi. Edhe pjesa e dytë ishte në anë të Milanit.
Pas një kundërsulmi ishte Tommaso Pobega që shëno dhe dyfishoi epërsinë.
Roma më pas nuk u dorëzuan dhe arritën të barazjnë rezultatin
Fillimisht në minutën e 87’ pas një rivënie nga këndi realizoi Roger Ibanez.
Kurse në minutat shtesë ishte Tammy Abraham që e çoi rezultatin në 2:2.
Pas këtij barazimi Milani bie në pozitën e tretë me 37 pikë gjithsej.
Kurse, Roma pozicionohen në vendin e gjashtë me 31 pikë.

MARKETING