(VIDEO) VMRO këmbëngul që zgjedhjet e parakohshme të jenë në maj

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, edhe në ditët festive nuk e ka kursyer veten që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij  kjo do të ishte e vetme zgjidhje për vendin.

Mickoski tha se edhe pse ka filluar  viti i  ri, VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën e vjetër për zgjedhje të parakohshme parlamentare,  sepse siç tha ai, kjo është e nevojshme që kjo qeveri e BDI-së dhe LSDM-së të ikë,  që shteti të ecë përpara.

HRISTIAN  MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Absolutisht, kjo kërkesë nuk ndryshon. Absolutisht, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme që Maqedonia të ecë përpara. Për këtë dua që të bashkohemi dhe të dalim së bashku për të mbështetur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen jo më vonë se mesi ose gjysma e dytë e majit të këtij viti”.

Hristian Mickoski përsëri ka nënvizuar se në të njejtën kërkesë  qendrojnë edhe disa deputet të opozitës, por siç tha Mickoski, nuk dëshiron emrat e tyre ti bëjë publik, nga pasojat e mundshme që mundë të ndodhin.

 

HRISTIAN  MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Një shumicë e madhe e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së reflektojnë qëndrimin se duan zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund kësaj qeverie. Duke pasur parasysh karakterin e BDI-së dhe LSDM-së, duke pasur parasysh pikërisht atë që sapo thashë,  prokuroria  dhe gjyqësori autokratik dhe metodat që ata janë të gatshëm të përdorin për të mbajtur karriget e tyre, nuk do të shkoja më tej me emra”.

Ai sqaroi se më së voni në fillim të shkurtit do të votojnë për shpërndarjen e kuvendit, ndërsa siç tha ai, në mes po të këtij muaji, pret formimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sipas Mickoskit do të jenë në gjysmën e dytë të muajit maj.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING