Deschamps apo Zidane, Franca merr vendimin final për trajnerin

Deschamps apo Zidane, Franca merr vendimin final për trajnerin

Didier Deschamps do të vijojë të jetë trajneri i kombëtares franceze. Ish-kapiteni drejton “Gjelat” prej vitit 2012.

Në Rusi 2018 fitoi Kupën e Botës, ndërkohë që është shpallur nënkampion Europe dhe Bote, në vitet 2016 dhe 2022.

Zinedine Zidane cilësohej si kandidati për ta zëvendësuar, por Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka vendosur t’i rinovojë kontratën.

Dua t’u jap një lajm që më dhuron kënaqësi të madhe. Presidenti i Federatës ka vendosur të rinovojë me mua deri në vitin 2026”, deklaroi Deschamps.

54-vjeçari do të udhëheqë kombëtaren franceze në Euro 2024, kompeticion që do organizohet në Gjermani, dhe në Kupën e Botës 2026 (SHBA, Meksikë, Kanada).

Deachamps fitoi si kapiten Botërorin (1998) dhe Europianin (2000) me Francën, ndërkohë që po arrin suksese të mëdha edhe si trajner i Kombëtares së tij.

 

MARKETING