(VIDEO) VMRO-ja e fton LSDM-në që të përballet në zgjedhje

VMRO-DPMNE, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje nga kjo parti potencojnë se ka edhe deputet nga rradhët e LSDM-së, që kanë kërkesë të njejtë.  Nga Vmro-ja opozitare deklarojnë se   nëse është e vërtetë, siç pretendon LSDM-ja, se VMRO-DPMNE-ja ka frikë nga Kovaçevski, atëherë le t’i dëgjojë deputetët dhe le të shkojmë në zgjedhje.

VMRO-DPMNE

“Për këtë arsye Kovaçevski dhe Zeçeviq po ikin nga zgjedhjet, sepse janë të vetëdijshëm se do të humbasin në mënyrë katastrofale  dhe kështu do të mbeten pa tenderët dhe milionat që i vjedhin popullit. Nëse dikush ka frikë, janë pikërisht ata dy Kovaçevski dhe Zeçeviqi që kanë frikë të ballafaqohen me popullin dhe kanë frikë nga përgjegjësia që pason pas zgjedhjeve”.

Në anën tjetër, partia në pushtet LSDM, thotë se gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së janë të dëshpëruara, sipas tyre,  sallat e mbushura me njerëz, nga të cilat dëgjohej përkrahja për një të ardhme evropiane dhe për politikat e LSDM-së, është pikërisht ajo që e frikëson VMRO-DPMNE-në.

LSDM

“LSDM-ja me Dimitar Kovaçevskin dhe Mile Zeçeviq e mposhti VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin në zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushë e Qendër Zhupë, e Mickoski me ditë të tëra nuk ishte në publik, madje nuk gjeti virtyt të pranojë humbjen. Dhe derisa LSDM arrin sukses, rrit pagat dhe pensionet, hap rrugën për anëtarësim të plotë në BE, VMRO-DPMNE-në tregon paaftësinë dhe shpërdorimin e plotë përmes kryetarëve të komunave”.

Nga LSDM gjithashtu  thonë se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e fshehin se janë pengje të Apasievit dhe kundërshtarë të rrugës evropiane të shtetit.

Samir  Mustafa /SHENJA/

MARKETING