Rritet numri i të prekurve nga gripi

Nga 26 Dhjetori 2022 deri më 01 Janar 2023, për 96% është rritur numri i të prekurve nga gripi në krahasim me javën paraprake – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik . Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 347 raste të paraqitjeve grupore për të prekur nga gripi, kurse javën paraprake ka pasur 177 raste. Por, në krahasim me javën e 52 të sezonit të kaluar, numri I rasteve është ulur për 38.6%. Sipas moshës së të prekurve nga gripi, 184 janë të grupmoshës 15 – 64 vjeç, 96 të grupmoshës 5 – 14 vjeç dhe 29 të grupmoshës mbi 65 vjeç. ISHP-ja njofton se gjatë këtij sezoni të gripit, janë regjistruar dy viktima që I takojnë grupmoshës 15 – 64 vjeç, nga Shkupi dhe Shtipi.

MARKETING