Nikollovski: Prioritet është rritja e prodhimit vendor

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, deklaroi se në kohën e krizës më të madhe globale, prioritet është rritja e prodhimit vendor të ushqimit dhe mbështetje të fortë, në kohë dhe efikase për fermerët. Pas një sërë masash të ndërmarra në 12 muajt e fundit, Nikollovski shpalli modelin e ri të subvencionimit që, siç thekson ai, në fokus i vë fermerët e vërtetë. Modeli i ri i subvencionimit është një nga pesë shtyllat kyçe të bujqësisë maqedonase në vitin 2023. “Pas 15 vitesh, modelin e vjetër po e zëvendësojmë me të ri që do të thotë prodhim i planifikuar dhe i qëndrueshëm – me shpenzime më të vogla të prodhojmë më shumë. Duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj të gjithë qytetarëve, veçanërisht në momente të tilla të rënda kur jemi në një krizë botërore”, deklaroi Nikollovski. Sipas minsitrit, duhet të sigurohemi që prodhimi vendor i produkteve bujqësore dhe ushqimore është më i madh, i qëndrueshëm dhe të kemi mjaftueshëm si për shtëpi ashtu edhe për eksport për të forcuar ekonominë.

MARKETING