Shefi i NATO-s i bën thirrje vendeve të Perëndimit: Mos të përsëriten me Kinën gabimet me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg tha se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin tregoi pse vendet demokratike duhet të jenë të kujdesshme ndaj krijimit të lidhjeve me Pekinin.

Duke iu drejtuar Konfederatës së Ndërmarrjeve Norvegjeze, Stoltenberg paralajmëroi: “Është e rrezikshme të varesh nga regjimet autoritare.

“Nuk ishte shumë kohë më parë që shumë besonin se blerja e gazit nga Rusia ishte thjesht një çështje tregtare, por realiteti është se është çështje politike, ka të bëjë me sigurinë tonë, biznesi është edhe politikë.

“Ne nuk duhet ta përsërisim këtë gabim me regjimet e tjera autoritare, aq më pak me Kinën”, u shpreh ai.

MARKETING