Tmerr në SHBA, vrau shtatë anëtarë të familjes dhe më pas veten

Tmerr në SHBA, vrau shtatë anëtarë të familjes dhe më pas veten

Tetë persona vdiqën në një tragjedi që ndodhi në Utah , SHBA. Një 42-vjeçar amerikan vrau pesë fëmijët, gruan dhe vjehrrën e tij përpara se të vriste veten. Hetimet e para “sugjerojnë se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi fillimisht vrau shtatë persona në shtëpinë e tij”, njoftuan autoritetet e qytetit të Enokut.

Michael Haight qëlloi gruan e tij 40-vjeçare, pesë fëmijët nga 4 deri në 17 vjeç dhe vjehrrën e tij 78-vjeçare përpara se të kryente vetëvrasje.

Oficerët e policisë zbuluan kufomat pasditen e së mërkurës, duke iu përgjigjur thirrjes së fqinjëve të familjes. Të gjitha viktimat kishin “plagosje me armë zjarri”.

Guvernatori republikan i Utah -s , Spencer Cox, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të luten për 7000 banorët e qytetit Enoch, i cili është tronditur nga ky krim i tmerrshëm.

Dhimbjen e tij e ka shprehur çifti presidencial i SHBA-së, të cilët “qëndrojnë me banorët e qytetit Enoch”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Shumë amerikanë kanë humbur të dashurit ose kanë kanë shkatarruar jetën e tyre nga dhuna me armë “, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

MARKETING