Pas reagimeve të ASHMAA-së dhe SHGM-së, MPJ ndërpret fushatën për OSBE-në

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pas reagimeve nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe të SHGM-së, do ta ndërpresë fushatën e paraparë njëjavore përmes shfrytëzimit të ueb banerëve të cilët janë në funksion të promovimit të kryesimit me OSBE-në.

Në kumtesën e MPJ-së theksohet se kryesimi me OSBE-në paraqet projektin më të madh të politikës së jashtme me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në publikun ndërkombëtar, por edhe projekt i cili ka rëndësi dhe ndikim edhe për zhvillimin e përgjithshëm të brendshëm dhe politik të vendit. Siç tashmë informuam, angazhimi i Agjencisë gjatë Kryesimit me OSBE-në paraqet punë të rregullt për çdo Kryesues me organizatën dhe aktivitetet të cilat janë paraparë nuk janë për pi-ar, por për qasje të organizuar ndaj sfidave për komunikim strategjik të vendit si vend-kryesues me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë.

Krahas Komunikimit Strategjik, angazhimi i Agjencisë në pjesën më të madhe i referohet mbështetjes së Këshillit të Ministrave, një projekt kompleks i cili parasheh praninë dhe aktivitetet e organizuara të mbi 70 delegacioneve nga e gjithë bota, të cilat pritet të drejtohen në nivel më të lartë diplomatik, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

“Që në ditët e para të marrjes së presidencës u vendosën përkohësisht web-banerat, të cilët kanë karakter informativ dhe edukativ dhe përmes tyre në asnjë mënyrë nuk promovohet ministria dhe as puna e saj. Kjo lëvizje nuk bie ndesh me praktikat aktive ligjore dhe nenin 102 të Ligjit të ASHAA për plasimin e mjeteve tek transmetuesit. Pavarësisht mundësive ligjore, pas sugjerimit të ardhur sot nga SHGM-ja, Ministria e Punëve të Jashtme do të ndërpresë fushatën e planifikuar njëjavore përmes përdorimit të ueb-banerave në internet. Në interes të punës transparente, aktivitetet e mundshme në të ardhmen nga aspekti i komunikimit do të bëhen në koordinim me shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues sektorit civil”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Më herët, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njoftuan se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme që të shpenzojë 100.000 euro për fushata me qëllim të promovimit të kryesimit me OSBE-në është në kundërshtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe është në kundërshtim me nenin 102 të Ligjit në të cilin theksohet se është e ndaluar shfrytëzimi i mjeteve të buxhetit për reklamime në media.

Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) më parë reagoi  duke theksuar se kjo praktikë e një mënyre të shtrenjtë dhe selektive e blerjes së hapësirës mediatike.

 

MARKETING