(VIDEO) Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Edhe mëngjesin e sotëm, Shkupi ishte në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë, pak pas orës 11:00 u rendit i 12-ti në botë dhe i pari në Evropë me një indeks të cilësisë së ajrit 156.
Në listë, Shkupi është në “shoqërinë” e qyteteve shumëmilionëshe nga Azia që janë edhe qendra industriale. Ajër me cilësi të dobët thithet edhe në Sarajevë dhe Beograd, të cilat janë në vendin e 19-20, si dhe në Prishtinë dhe Sofje në vendin e 23-24.
Problemi kryesor janë edhe grimcat kancerogjene më të rrezikshme PM 2.5 që janë të pranishme në ajër. Ata janë të pranishme edhe pse Shkupi nuk është përfshirë nga mjegulla që nga pasditja e djeshme, por është me vranësira të ulëta.
Për më shumë se 2 javë Shkupi ballаfaqohet me ajër të ndotur duke u gjendur në listën famëkeqe të rеnditjes së qyteteve më të ndotura në botë. Raportet mujore të sistemit shtetëror për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit për Shkupin tregojnë se në vitin 2022 ka pasur më shumë se njëqind ditë me ajër të ndotur, përkatësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar të grimcave PM10 prej 50 mikrogramë në një metër kub. Sipas standardeve botërore shëndetësore, kufiri i rrezikshmërisë në një vit kalendarik është 35 ditë me ajër të ndotur.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/