Qeveria akuzon qytetin e Shkupit për ajrin e ndotur
Reagime rreth ajrit të ndotur në kryeqytet kanë shprehur nga qeveria dhe opozita. LSDM nëpërmjet një komunikate akuzon pushtetin lokal të Qytetit të Shkupit se nuk po merret me ndotjen. Аta thonë se situata me ajrin e ndotur në qytetin e Shkupit është alarmante, dhe pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Arsovskës nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ndërkaq, VMRO-DPMNE opozitare dje edhe përmes një komunikate për media ka akuzuar se qeveria ka ardhur në pushtet me premtime për ajër të pastër dhe shtatë vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar.