(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme
Përplasjet verbale ndërmjet partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, kanë vazhduar edhe sot. Opozitarët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që pretendojnë se tanimë ka edhe disa deputetë nga LSDM që duan zgjedhje. Sipas VMRO-së, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër.
VMRO-DPMNE
“Këtu Kovaçevski nuk duhet të dëgjojë VMRO-DPMNE-në, le të dëgjojë deputetët e SDS-së që kërkojnë zgjedhje. Kovaçevski dhe Zeçeviq janë gjithashtu të frikësuar sepse gjithnjë e më shumë zyrtarë të partisë së tyre janë për zgjedhje. Vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq kanë frikë nga zgjedhjet, sepse e dinë se do të humbasin”.
Ndërkaq, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së, të cilët e rikujtojnë partinë opozitare se Kovaçevski – Zeçeviq, kanë mposhtur Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mavrovë Rostushe dhe Centar Zhupa. Sipas LSDM-së, e njëjta disfatë do t’ju ndodhë në zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.
LSDM
“Hristijan Mickoski e filloi vitin e ri ashtu siç e përfundoi dhe e nisi vitin e kaluar. Mickoski nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, nuk ka ofertë politike për qytetarët. Ai thjesht ulet mënjanë, i trembur për vendin e tij në Pallatin e Bardhë dhe vajton për zgjedhje, tërësisht në duart e Apasievit dhe nën hijen e Nikolla Gruevskit. Vërtetimi publik i Mickoskit, i cili vetëm shqetësohet për vendin e tij, nuk do t’i ndalë as reformat, as përparimin e vendit”.
Nga LSDM-së, më tej deklarojnë se do të vazhdojnë me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.
Samir Mustafa /SHENJA/