(VIDEO) Ambasadori evropian rikujton rëndësinë e zbatimit të reformave
Në vitin e ri, vendi duhet të fokusohet në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, qëllim ky që kërkon bashkimin e politikanëve nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria, tha ambasadori evropian në Shkup, David Geer. Ai rikujtoi se autoritetet e vendit duhet të përqendrohen tek zbatimi i obligimeve që kanë marrë.
DAVID GEER, EUROAMBASADOR
“Besoj se mesazhi kryesor janë reformat, të cilat i duhen këtij vendi për të hyrë në BE dhe ato reforma janë mbi të gjitha në interes të vetë qytetarëve. Ato mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh që shqetësojnë qytetarët që nga sundimi i ligjit, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës dhe ndërtimi i ekonomisë”
Euroambasadori deklaroi se se ky proces duhet të udhëhiqet nga Qeveria, por duhet të bashkojë të gjithë nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë për të punuar së bashku për të arritur qëllimin – një vend paqësor, demokratik dhe prosperues në BE.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/