(VIDEO) Osmani: Bisedimet me BE-në mund të ndërpriten, nëse deri në nëntor nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Osmani: Bisedimet me BE-në mund të ndërpriten, nëse deri në nëntor nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se do të iniciojë një debat të gjerë për ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk duhet të humbin shumë kohë për t’u përfunduar. Ai potencoi se shteti nuk mund të presë deri në nëntor pa një Kushtetutë të ndryshuar dhe se mos-realizimi i ndryshimeve kushtetuese mund të sjell ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.

 

BUJAR OSMАNI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

 “Po që nuk arritëm deri në nëntor ti përmbyllim ndryshimet kushtetuese do të ndërpriten bisedimet me BE-në, do ta humbasim momentin politik, atë që unë e quaj një dorë që nuk shihet në procesin e Bashkimit Evropian, është momenti politik me gjitha implikimet që mund ti ketë brenda dhe përball BE-së. Prandaj inisistoj që të fillojnë takimet formale”.

 Osmani, bëri të ditur se në buxhet janë rezervuar 5 milionë euro për kryesimin e OSBE-së, ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar 8 milionë. Sipas Osmanit, do të bëhen përpjekje që shpenzimet të zvogëlohen në minimum. Njëkohësisht, ai ka pohuar kategorikisht se 100 milionë eurot që i janë dhënë agjencisë “Rating” në një tender janë për “Piarin” që kanë të bëjnë me presidencën, ato mjete do të shfrytëzohen për të paguar shpenzimet e organizimit të Këshillit të Ministrave, që nuk mund të realizohet nga personeli i MPJ-së.

BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

 “Këto nuk janë para për ‘piarin’. Kryesimi i OSBE-së do të përfundojë me konferencën më të madhe të organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. Mbi 70 ministra të jashtëm do të vijnë këtu. Ne nuk kemi as një objekt të përshtatshëm ku ta organizojmë atë manifestim, por vendosëm që me shtesa të përshtatshme të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”

Përndryshe, Osmani  shprehet i bindur se debatet publike do të tregojnë se ndryshimet kushtetuese nuk kontestohen dhe nuk janë kërcënim për shtetin në asnjë kusht, por do ta bëjnë shtetin më të fortë dhe me imazh më të mirë në botë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING