Mickoski edhe në vitin e ri: Do t’i sigurojmë 61 deputetët!

Mickoski edhe në vitin e ri: Do t’i sigurojmë 61 deputetët!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se mesazhi i tij për vitin 2023 është që duhet të bashkohemi dhe ta mundim të keqen. Kreu i VMRO-së, ka thënë se edhe pse në vitin 2022 nuk arritën që të ketë zgjedhje të parakohshme, megjithatë këtë vit, do të bëjnë çmos që të ketë zgjedhje dhe vendi të ketë kryeministër të ri, të zgjedhur nga populli.

“Për fat të keq nuk kemi 61 vota të vetëdijshëm në kuadër të kuvendit të cilët do të vendosin interesin e tyre personal dhe partiak në një anë dhe do të shikojnë interesin e popullit në Maqedoni, pa dallim nëse janë maqedonas, shqiptar, turq, romë, serb… duhet ta shohin interesin e popullit dhe shtetit. Për fat të keq vitin e kaluar 61 nuk arritëm t’i gjejmë, shpresojmë se këtë vit do të arrijmë t’i sigurojmë 61 deputetë të cilët do të shpërbëjnë kuvendin dhe në vend që të kemi kryeministër i zgjedhur nga disa, do të ketë Qeveri dhe kryeministër të cilët do të zgjidhen nga populli dhe do të ketë kryeministër dhe qeveri të popullit”, tha Mickoski për TVM1, transmeton SHENJA.

MARKETING