FMN: 2023, vit i vështirë për ekonominë globale / SHBA, Kina dhe Europa përballen me pasojat e luftës

FMN: 2023, vit i vështirë për ekonominë globale / SHBA, Kina dhe Europa përballen me pasojat e luftës

2023 do të jetë vit më i vështirë se ai që lamë pas për ekonominë globale. Parashikimi pesimist vjen nga FMN. Kreu i Fondit, Kristalina Georgieva arrin në këtë parashikim duke u bazuar tek analiza e 3 ekonomive më të mëdha botërore Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Kina – të cilat sipas saj po përballen njëkohësisht me dobësim të aktivitetit ekonomik.

Në vjeshtën e 2022 FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, pasi pasqyroi rënien e vazhdueshme të shkaktuar nga ndërhyrja ruse ne Ukrainë por dhe për shkak të trysnisë së inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë Kina që po përballet me një goditje të forte të variantit Omicron të Covid-it, ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, sipas drejtores së FMN.

Parashikimi i saj është që gjatë dy muajve të ardhshëm, të jetë e vështirë për Kinën, çka do të japë ndikime jo vetëm në rajonin e saj por në të gjithë ekonomitë globale.

Ndërsa për ekonominë amerikane Georgieva, mendon se do shmangë tkurrjen e drejtpërdrejtë dhe do të godasë deri në një të tretën e ekonomive të botës pasi për të Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë më të madhe të ripërtëritjes që mund të shmangin recesionin.

MARKETING