(VIDEO) LSDM premton rritjen e pagës minimale dhe pensioneve

Nga muaji mars pensionet do të rriten gjashtë deri në shtatë për qind, ndërsa paga minimale do të rritet për 10 për qind, e cila  do të jetë rreth 20.000 denarë. Viti 2023 do të jetë vit i përmbysjes ekonomike në të cilën do të vazhdojnë masat dhe politikat e suksesshme, thonë nga LSDM, duke paralajmëruar rritje të re të pensioneve dhe të pagës minimale në tremujorin e parë.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Në muajin mars vijon rritja e pensioneve ngs gjashtë dhe shtatë për qind për të gjithë 330 000 pensionerët. Janë krijuar kushtet për rritje të re të pagës minimle për 10 për qind, e cila do të kushtojë jo më pak se 20 000 denarë

Për rritjen ekonomike në vend, sipas LSDM-së, do të kontribojnë 800 milionë euro që janë paraparë për investime kapitale në Buxhetin e vitit 2023.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Ne po punojmë në mënyrë aktive për të tërhequr investime të reja të huaja direkte që krijojnë vende të reja pune të mirëpaguara që ulin shkallën e papunësisë. Në vitin e ri 2023 vazhdon mbështetja për qytetarët për t’u përballur me pasojat e krizës, për të cilën Buxheti parashikon 250 milionë euro për masat e reja kundër krizës”

Rritja e paraljamëruar në muajin mars, është si rrjedhojë që gjatë vitit 2022 u miratuan ndryshime ligjore dhe metodologji të reja për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve.

Ndërkaq, nga partia maqeodnase VMRO-DPMNE thonë se përshkak të politikave të gabuara të LSDM-së qytetarët me një shpejtësi të madhe po varfërohen ndërsa të rinjtë duan të largohen nga vendi.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING