(VIDEO) Rexhepi: Në Kuvend po luftojmë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe

(VIDEO) Rexhepi: Në Kuvend po luftojmë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe

MARKETING

Deputeti nga radhët e Frontit Evropian, njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd  ka premtuar se në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht do të ngrejnë zërin dhe nuk do të ndalen së insistuari në drejtësinë e barabartë kushtetuese dhe ligjore për gjuhën shqipe.⁣
“Dë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦ë 𝐢 𝐠𝐮𝐱𝐢𝐦𝐬𝐡ë𝐦 𝐬𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, shprehi mbështetjen e plotë për protestën tuaj studentore, sepse, sepse shumë herë gjatë historisë, rruga e ka shfaqur realitetin e hidhur të diskriminimit shtetëror dhe institucional”, ka theksuar deputeti Rexhepi.

MARKETING

Sample Image

SKENDER REXHEP – ZEJD, DEPUTET

“E thjeshtë është për Ministrinë e Drejtësisë, e sjell një akt nënligjor…”

Ndërkohë, Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, ka shkruar se studentët  kanë të drejtën e plotë për kërkesën e tyre që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe, ndërsa kanë të derjtë  të plotë edhe të protestojnë për kauzën e tyre.

DRITON SULEJMANI, ZËVENDËSMINISTËR I ARSIMIT

“Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.

Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj. Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit ‘bëhuni bashkë opozitë e pozitë’, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj”

Ka reaguar edhe koalicioni VLEN , i cili thekson se për këto gati dy vjet në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur.  “Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng. E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë”m theksohet në reagimin e VLEN-it.

/SHENJA/

MARKETING