Atalanta dhe Milani luftojnë, por pikë ndahen në Bergamo

Atalanta dhe Milani luftojnë, por pikë ndahen në Bergamo

Atalanta dhe AC Milan ndanë pikët në një ndeshje të luftuar në “Gewiss Stadium”, që përfundoi me barazim 1-1 në javën e 9-të të Serie A .

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë solli raste, por jo ndryshim rezultati.

Milan kaloi në epërsi herët, në minutën e 4-të, me një gol të bukur nga Samuele Ricci. Pas një topi të kthyer në hyrje të zonës, mesfushori kuqezi goditi fort dhe saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke mposhtur portierin e Atalantës.

Atalanta reagoi pas presionit fillestar dhe shpërblehet në minutën e 35-të. Mario Pasalić gjeti me një pasim të zgjuar Ademola Lookman, i cili futet në zonë dhe me një goditje të fuqishme dërgon topin në trekëndësh për rezultatin 1–1.

Në pjesën e dytë, Atalanta pati disa tentativa me Musah dhe De Ketelaere, ndërsa Milan u afrua me Nkunku dhe Modrić, por pa arritur të gjejë golin e dytë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me të dy skuadrat që morën nga një pikë.

MARKETING