34 artistët e Ansamblit Shqiptar së shpejti do të kthehen në punë, thotë Lutkov
34 artistët, të cilëve u kanë skaduar kontratat e punës, në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare së shpejti do të rikthehen në punë. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili sqaroi se kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Financave dhe kanë mendim pozitiv.
“Por, në këtë moment, pasi tërë institucioni është në pushim kolektiv dhe ne nuk mund të arrijmë te drejtori, kërkova që menjëherë ta kthejnë mbrapa, ta tërheqin drejtorin nga pushimi. Të vijë, do të bëjmë revizion të punës së tij”, deklaroi Lutkov.
Pasi të sqarohet situata, ministri deklaroi se në afat sa më të shkurtër do të shpallim konkurs për punësim të serishëm të atyre 33-34 të punësuarve dhe në afat sa më të shkurtër do të kthehen në punë.