30 ditë paraburgim për pesë nga gjashtë të arrestuarit e grupit kriminal nga Gërçeci

Pesë nga gjashtë personat e arrestuar në aksionin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin u shkatërrua një grup kriminal nga fshati Gërçec i Shkupit, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi paraburgim prej 30 ditësh.
“Është pranuar propozimi i prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: për personat SH.B., F.B., N.I., F.S., dhe S.A. dhe u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për O.P. janë caktuar masa të sigurisë, përkatësisht konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të një të reje, ndalimin e lëshimit të vendbanimit dhe detyrim për paraqitje në gjykatë”, thuhet në njofitmin e Gjykatës Penale. /SHENJA/