21-vjeçari që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e Koçanit, pritet me duartrokitje në gjimnazin e Vinicës

21-vjeçari që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e Koçanit, pritet me duartrokitje në gjimnazin e Vinicës

I riu Jovan Kostadinov është pritur sot në gjimnazin “Vanço Prke” në Vinicë.

Bashkëmoshatarët e pritën me duartrokitje dhe pankarta djaloshin që shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.
Ditët e fundit në rrjetet sociale është shkruar shumë për heroizmin e tij, ndërsa një postim ka tërhequr shumë vëmendje.

Bëhet fjalë për një nënë e cila ka falënderuar publikisht Jovanin për shpëtimin e djalit të saj.
“Në momentet më të errëta të panikut dhe kaosit, kur të gjithë ishin të hutuar dhe të frikësuar, Jovani u shfaq si një fener shprese”, ka shkruar Jadranka Breslieva.

MARKETING