“Mallkimi” i finales së Champions, mund të zhvendoset për të 3-in vit radhazi!

“Mallkimi” i finales së Champions, mund të zhvendoset për të 3-in vit radhazi!

Shqetësimet në rritje në lidhje me situatën e trazuar politike në Turqi mund të bëjnë që arena e finales së Champions League të ndryshojë për të tretin vit radhazi. UEFA për momentin i qëndron besnike programit që finalja e këtij viti do të luhet në Stamboll.

Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë me zgjedhjet Presidenciale në Turqi që do të zhvillohen, një muaj para finales së programuar për tu luajtur në stadiumin Ataturk.

Stambolli ishte caktuar për të mikpritur finalen dy herë në 3 vitet e fundit, por problemet prej Covidit ndërhynë në të dy rastet. Në 2020 përballja mes Bajernit të Mynihut dhe PSG u luajt në Lisbonë pas një miniturneu në fazën finale.

Vetëm një vit më pas Stambolli ishte përcaktuar për të pritur sfidën mes Chelsea dhe Manchester City. Gjithsesi me rritjen e rasteve të Covid, Turqia u fut në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar dhe të dy skuadrat do të përballeshin me probleme për të udhëtuar drejt Stambollit me finalen që u zhvendos sërish në Portugali, këtë herë në OPorto.

Finalja e sezonit të kaluar mes Liverpool dhe Real Madrid ishte caktuar për t’u luajtur në Shën Petërburg, para se Rusia të pushtonte Ukrainën, çka pati pasoja dhe kufizime dhe në sport duke bërë që finalja të zhvendosej sërish, këtë herë në Stade De France të Paris.

Tani si kërcënim për finalen e radhës, vijnë zgjedhjet presidenciale në Turqi, në një kohë kur mbështetja për mbretërimin autokratik të Presidentit Recep Tayyip Erdogan po pakësohet, çka mund të rrisë shanset për trazira.

MARKETING