19 palestinezë të tjerë vri’ten nga sul’met izra’elite në Ga’za, totali që nga tetori i vitit të kaluar afër 44.400

19 palestinezë të tjerë vri’ten nga sul’met izra’elite në Ga’za, totali që nga tetori i vitit të kaluar afër 44.400

Të paktën 19 palestinezë të tjerë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga tetori i vitit të kaluar në të paktën 44.382, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza gjithashtu njoftoi se rreth 105.140 palestinezë të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

“Forcat izraelite vranë 19 persona dhe plagosën 72 të tjerë në katër masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz akoma janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar.

Viti i dytë i gjenocidit në Gaza ka tërhequr një dënim ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Më 21 nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një rast gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën vdekjeprurëse në Gaza.

MARKETING