17 vjeç në kombëtare, si i “prishi” talenti i Barçës planet e Federatës së Spanjës

17 vjeç në kombëtare, si i “prishi” talenti i Barçës planet e Federatës së Spanjës

Nuk është e zakonshme që një djalë 17-vjeçar të grumbullohet në skuadrën përfaqësuese, sidomos kur bëhet fjalë për një nivel tepër të lartë, por askush nuk duhet të habitet duke parë se si stafi i drejtuar nga Luis de la Fuente, trajner i Spanjës, punon me futbollistët e rinj.

Pau Cubarsí, mbrojtës i Barcelonës, është kalatapultuar nga ekipi U-17 në Kombëtare. Adoleshenti i Barcelonës është bërë lajmi i madh i listës së fundit të Luis De la Fuentes, por e vërteta është se thirrja e tij ishte diçka më se e pritshme brenda Federatës Spanjolle.

Specialistët e Federatës e kishin identifikuar katalanasin si një nga asetet më të mëdha të së ardhmes.

Plani është që Pau Cubarsi së bashku me Jon Martinin të Real Sociedadit të formojnë çiftin qendror për shumë vite në ekipin A.

Është e qartë se në futboll mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme, por ideja është kjo. Nuk është e rastësishme që ata luajtën së bashku në Kampionatin e fundit Evropian U-17 dhe e nisën si titullarë edhe Botërorin e fundit.

MARKETING