16,801 kundërvajtje komunikacioni, 121 persona janë privuar nga liria
Në periudhën nga 01.10.2025-31.10.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16,801 urdhërpagesa të dhëna, 4,821 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga MPB-ja.
Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal 121 persona, nga të cilët 94 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, katër për ngasje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose prekursorëve, 15 për ngasje me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në vendbanim, tetë për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit tetor, janë evidencuar 4,165 kundërvajtje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 1,888 masa ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 373 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit.
“Nga ana tjetër, ndërsa në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor u sanksionuan 111 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helemtës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 232 këmbësorë dhe 63 drejtues të trotinetëve elektrikë. Gjithashtu janë sanksionuar 942 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjete, 480 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 176 për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar edhe 145 shoferë për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë), ndërsa një shofer për vendosjen dhe përdorimin e paautorizuar të pajisjeve për dhënien e sinjaleve të posaçme të dritës dhe zërit në automjete (flesherë)”, theksojnë nga MPB-ja
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

