16 të vdekur dhe 546 të zhdukur në Tibet të Kinës, për shkak të rrëshqitjes së dheut

16 të vdekur dhe 546 të zhdukur në Tibet të Kinës, për shkak të rrëshqitjes së dheut

Numri i viktimave nga katastrofa e rrëshqitjes së dheut në anën kineze të kufirit Nepal-Kinë ka shkuar në 16, ndërsa 546 persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre 261 shtetas të huaj.

MARKETING

Description of image

Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, rrëshqitja e dheut goditi Portin Gyirong, në zonën që Kina e përcakton si Rajoni Autonom Xizang (Tibet), gjatë katastrofës së së mërkurës.

Nga 546 personat e zhdukur, 261 janë shtetas të 23 vendeve të ndryshme. Mes tyre janë 104 shtetas nepalezë, 49 indianë, 33 letonezë, 18 amerikanë dhe 15 britanikë. Në listë përfshihen gjithashtu shtetas nga Kanadaja, Australia, Afrika e Jugut, Malajzia, Gjermania, Rusia, Franca, Holanda, Zelanda e Re dhe vende të tjera.

Shifrat e fundit janë publikuar pas një procesi të përbashkët kërkimi dhe verifikimi të të dhënave nga autoritetet kineze të punëve të jashtme, sigurisë publike, kulturës dhe turizmit, si dhe menaxhimit të emergjencave.

Autoritetet kineze kanë njoftuar ambasadat dhe konsullatat e vendeve përkatëse në Kinë për situatën.

Ndërkohë, në Nepalin fqinj, përmbytjet shkatërruese kanë shkaktuar të paktën 734 viktima, ndërsa rreth 2,500 persona rezultojnë të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare dhe mediave lokale.

MARKETING