153 gjoba për shoferët në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë
MPB ka njoftuar se dje (05.01.2023) ka vijuar me kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 27 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri sanksionet për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, katër masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.