150 mln euro në tavolinë, Barcelona tundohet për të shitur yllin e sulmit

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dëshiron të rindërtojë linjën sulmuese dhe Raphinha është një opsion prioritar pasi ai tashmë ka përvojë në Ligën Premier dhe demonstron aftësi të jashtëzakonshme në shënim.
MARKETING
Sipas mediumit katalunas 3cat, oferta prej 150 milionë eurosh erdhi si një tronditje e vërtetë për menaxhmentin e Barcelonës pasi ylli brazilian konsiderohet si një nga lojtarët e domosdoshëm në sistemin e Hans-Dieter Flick.
Sezonin e kaluar, Raphinha luajti 57 ndeshje për Barcelonën, shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime, duke e bërë atë një nga lojtarët më produktivë në Evropë.
Në të njëjtën kohë, lojtari është në formë të shkëlqyer dhe i kënaqur me pozicionin e tij në klubin katalunas.