` . Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës - TV-SHENJA

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka sjellë vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës pas mesnate.
Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë për litër dhe tani një litër do të kushtojë 54.50 denarë.
Çmimi i EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denarë dhe tani do të kushtojë 57,00 denarë për litër.
Çmimi i dizelit do të shtrenjtohet për 1.50 denarë për litër, dhe tani një litër do të kushtojë 47,00 denarë.
Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet për 1.50 denarë dhe një litër do të shitet për 35.00 denarë. /SHENJA/