` . Parashikimi i motit - TV-SHENJA

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi lindor dhe juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 21, ndërsa e ditës prej 31 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 9.

Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 21, ndërsa e ditës deri në 37 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga e diela në orët e pasdites do të ketë kushte për shi lokal dhe paraqitje të bubullimave, ndërsa temperatura do të jetë në rënie të dobët.