Zyrtar i Shtëpisë së Bardhë: Trump për vizitë në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të udhëtojë drejt Kinës për një vizitë treditore duke nisur më 31 mars, konfirmoi sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu.
Detaje shtesë nuk u bënë të ditura menjëherë, por vizita, e cila do të përfundojë më 2 prill, pritet të fokusohet kryesisht në bisedimet tregtare mes Trumpit dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Më herët sot, agjenda tregtare e Trumpit pësoi një goditje të madhe pasi Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi fushatën e tij globale të tarifave, mjetin kryesor që ai kishte përdorur për të detyruar vendet e huaja të arrijnë marrëveshje të reja tregtare me SHBA-në.

