Zvicër, hakerët vjedhin numrat e celularit të 2800 policëve

Zvicër, hakerët vjedhin numrat e celularit të 2800 policëve

Hakerë të paidentifikuar arritën të kenë akses në numrat e telefonit celular të 2800 policëve në kantonin e Bernës, Zvicër. Përmes një defekti sigurie në një aplikacion të përdorur nga të gjithë oficerët e policisë në telefonat e tyre inteligjentë, hakerët fituan akses në këto të dhëna.

Sipas autoriteteve, tani për tani, duket se të dhënat e marra në këtë mënyrë nga hakerat nuk janë shpërndarë më gjerësisht.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) informoi policinë e Bernës më 21 korrik për problemin e sigurisë në aplikacion“MobileIron” , por edhe pse çështja u zgjidh shpejt, informacioni tashmë kishte rrjedhur.

“MobileIron”, një aplikacion i përdorur gjerësisht në shumë vende, lejon punonjësit e një biznesi ose një autoriteti administrativ të lidhin në mënyrë të sigurt pajisjet e tyre celulare me serverët e punëdhënësit.

Policia e Bernës tha se nuk kishte asnjë ide se cilët ishin autorët e vjedhjes së të dhënave, por tha se kishte nisur një hetim penal.

MARKETING