Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

MARKETING

Zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance është nisur drejt Pakistanit për të udhëhequr bisedime të paqes me Iranin, duke deklaruar se pret që negociatat të jenë “pozitive”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas një videoje të publikuar në YouTube nga DRM News, Vance duke folur para nisjes tha se delegacioni amerikan “pret me padurim negociatat” dhe shprehu shpresën që bisedimet të sjellin një rezultat konstruktiv.

“Mendoj se do të jetë pozitive”, tha ai duke theksuar se përparimi do të varet nga qasja e Iranit në tryezën e negociatave.

“Nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim dhe të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, kjo është një gjë. Nëse përpiqen të na mashtrojnë, do të zbulojnë se ekipi negociator nuk është aq i hapur”, tha Vance.

Ai shtoi se qëndrimi i SHBA-së udhëhiqet nga udhëzime të qarta nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti na ka dhënë disa udhëzime shumë të qarta dhe do të shohim si do të shkojë”, tha ai.

MARKETING