Zonat perëndimore të Kosovës më të prekurat nga vërshimet, Mitrovica shpall gjendje emergjente
MARKETING
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot, si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë, sidomos në disa pjesë të vendit, (pjesa perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe qëndrore e Kosovës), disa lumenj kanë dalur prej shtretërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje.
MARKETING
Sipas IHK, zonat më të prekura, janë ato në perëndim të vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç etj.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se situata e tillë e krijuar ka shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.
Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

