Zjarri pranë Omishit në Kroaci jashtë kontrollit, zjarrfikësit shpëtojnë ndërtesa banimi

Zjarri pranë Omishit në Kroaci jashtë kontrollit, zjarrfikësit shpëtojnë ndërtesa banimi

MARKETING

Zjarri që shpërtheu herët këtë mëngjes në zonën e Pisakut dhe Marushiqit, në lindje të Omishit në Kroaci, po përhapet pasi zjarrfikësit nuk janë në gjendje ta vënë nën kontroll, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Siç raportojnë mediat lokale, Departamenti i Zjarrfikësve Kroat në Omish tha se anëtarët e departamentit të zjarrfikësve janë të angazhuar në shpëtimin e ndërtesave të banimit të rrezikuara.

“Zjarri po përhapet dhe nuk kemi kontroll mbi të, po shpëtojmë shtëpi më shtëpi”, tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve në Omish, Visheslav Peshiq, duke shtuar se zjarri po përhapet drejt Pisakut dhe Omishit.

“Gjithçka është në rrezik”, tha komandanti i zjarrfikësve.

Të gjitha shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve dhe të gjitha njësitë publike të zjarrfikësve nga Qarku Split-Dalmaci janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit.

MARKETING