Zjarri masiv në Kaliforni ka djegur mbi 33 mijë hektarë, me vetëm 9 për qind të vënë nën kontroll

Zjarri masiv në Kaliforni ka djegur mbi 33 mijë hektarë, me vetëm 9 për qind të vënë nën kontroll

Departamenti i Pylltarisë dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë ka bërë të ditur se një zjarr masiv ka djegur më shumë se 33 mijë hektarë tokë në qarqet San Barbara dhe San Luis Obispo, me vetëm 9 për qind të kufizuar të vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse deri të martën, transmeton Anadolu.

Zjarri Gifford që filloi më 1 gusht vazhdon të djegë bimësinë e thatë, ndërkohë mbi 1.900 zjarrfikës luftojnë me flakët e zjarrit, pjesa më e madhe e perimetrit të të cilit mbetet i pasiguruar.

Zyrtarët thanë se të paktën katër zjarre më të vogla janë bashkuar me flakët aktuale të zjarrit Gifford.

Sipas autoriteteve, zjarri ka plagosur tre persona dhe po kërcënon më shumë se 870 struktura.

Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim nga autoritetet, por moti ekstrem, përfshirë nxehtësia e lartë, thatësia e zgjatur dhe lagështia e ulët kontribuojnë në përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Zjarri Gifford është më i madhi në Kaliforni gjatë këtij viti, duke tejkaluar zjarrin e mëparshëm Madre që u vu në kontroll më 26 korrik, por pasi dogji rreth 80 mijë hektarë në qarkun San Luis Obispo.

MARKETING