Zjarret në shtetin e New Mexicos në SHBA, evakuohen 7000 persona

Zjarret në shtetin e New Mexicos në SHBA, evakuohen 7000 persona

Në shtetin federal New Mexico të SHBA-së është vendosur të evakuohen 7.000 persona për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në pyje.

Sipas kanalit të lajmeve “Koat” me bazë në New Mexico, zjarri që shpërtheu në zonën pyjore të fshatit Ruidoso të shtetit u përhap me shpejtësi.
Në qytetin Roswell, 121 kilometra larg fshatit u krijuan shumë qendra evakuimi.

Poashtu në fshatin Ruidoso dhe rrethinat e tij është lëshuar një alarm për cilësinë e keqe të ajrit për shkak të tymit të krijuar nga zjarri.

MARKETING