Zjarr në një ndërtesë në Kuvajt, humbin jetën 41 punëtorë

Zjarr në një ndërtesë në Kuvajt, humbin jetën 41 punëtorë

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën  dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e rënies së zjarrit në një ndërtesë në Kuvajt, sipas mediave shtetërore.

“Ndërtesa në të cilën ka rënë zjarri është përdorur për strehimin e punëtorëve dhe aty ka pasur një numër të madh punëtorësh. Dhjetra u shpëtuan, por për fat të keq pati shumë viktima”, sipas policisë.

Autoritetet thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe se kanë nisur hetimet për shkakun.

 

MARKETING