Zjarr në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe 130 të lënduar

Zjarr në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe 130 të lënduar

Një zjarr në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi 130 të tjerë.

Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës.

Ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës, shkruan euronews.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin.

Nga të plagosurit, 29 mbetën në spital – 13 në Ryazan dhe 16 u transportuan në qendrat mjekësore në Moskë.

Autoritetet rajonale thanë se tre persona u shpëtuan nga nën rrënoja gjatë natës, ndërsa hetuesit nisën një hetim paraprak për shkakun e zjarrit.

Autoritetet lokale shpallën ditë zie në rajonin e Ryazanit.

“Flamujt do të ulen në të gjithë rajonin. Institucioneve kulturore, kompanive televizive dhe radiofonike dhe organizatave u është kërkuar të anulojnë ngjarjet argëtuese.”

Ndryshe, ishte shpërthimi i dytë vdekjeprurës në uzinën Elastik në më pak se katër vjet.

MARKETING