Zjarr në një fabrikë në Egjipt, të paktën 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

Zjarr në një fabrikë në Egjipt, të paktën 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

Të paktën 8 persona e humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën sot pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë veshjesh në provincën veriore Gharbia të Egjiptit, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë egjiptiane në një deklaratë tha se pas marrjes së alarmit, menjëherë dërgoi 26 ambulanca të pajisura plotësisht në vendin e zjarrit, i cili shpërtheu në zonën Yamani të lagjes El-Mahalla El-Kubra mëngjesin e sotëm.

Ministria shtoi se ekipet e ambulancës transferuan 35 persona të plagosur në spitalin e përgjithshëm publik në El-Mahalla, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ministria tha se forcat e mbrojtjes civile vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe largimin e mbeturinave në kërkim të të plagosurve ose të vdekurve ndërsa koordinimi i plotë me të gjitha autoritetet përkatëse është duke vazhduar për të siguruar sigurinë publike.

MARKETING