Zjarr i madh shpërthen në Belem të Brazilit, anulohet samiti i OKB-së
Një zjarr i papritur ka detyruar evakuimin e menjëhershëm të samitit të madh të OKB-së për ndryshimet klimatike, COP30, që po zhvillohet në qytetin Belem të Brazilit.
Mediat raportojnë se panë flakë të mëdha dhe tym të dendur që dilnin nga zona e pavijoneve, para se të urdhëroheshin të gjithë të dalin jashtë me urgjencë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nuk ka njoftime për të lënduar, por mijëra delegatë, negociatorë, aktivistë dhe gazetarë nga e gjithë bota u detyruan të braktisin sallat e konferencës.
Ironia është e madhe, samiti më i rëndësishëm i vitit për shpëtimin e planetit nga zjarret dhe ngrohja globale u ndërpre pikërisht, nga një zjarr. Autoritetet braziliane po hetojnë, ndërsa organizatorët thonë se do të njoftojnë shpejt nëse dhe kur do të rifillojë konferenca.

