Zjarr i madh në jug të Francës, evakuohen kampet me shumë turistë (VIDEO)

Një numër i madh i zjarrfikësve janë duke shuar një zjarr në jug të Francës, i cili çoi në evakuimin e disa kampeve me shumë turistë, raporton agjencia gjermane DPA.
MARKETING
Një zjarr i madh ka shpërthyer në provincën Pyrenees-Orientales, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin të hënën mbrëma.
Ai kërkoi nga popullata dhe turistët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, transmeton Telegrafi.
U vendos një brigadë zjarrfikëse me 13 aeroplanë, tre helikopterë dhe më shumë se 500 zjarrfikës.
Zjarri shpërtheu të hënën pasdite midis qytetit të Saint-André dhe vendpushimit të famshëm bregdetar të Argelès-sur-Mer në Detin Mesdhe, thanë zjarrfikësit.
#BREAKING – #France: A major fire is still underway in Saint-André in the Pyrénées-Orientales, mobilizing more than 200 firefighters. pic.twitter.com/WIIAw49O9o
— Jack Straw (@JackStr42679640) August 15, 2023
Radioja France Blue, duke iu referuar autoriteteve lokale, njoftoi se nga zjarri u shkatërruan 300 hektarë bimësi.
Tre kampe me shumë turistë u evakuuan ndërsa zjarri kërcënoi disa ndërtesa banimi dhe dyqane. Salla e sportit është përgatitur për të akomoduar të evakuuarit.
Vendndodhja e zjarrit është në perëndim të qytetit të Perpignan, jo shumë larg kufirit me Spanjën.