Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore nuk do ta njohin shtetësinë e Palestinës në takimin e organizuar në Arabinë Saudite, por thjesht do të fokusohen në hapat e dakordësimit drejt tij.

MARKETING

Mbështetësit e Palestinës shpresonin që konferenca e shumëtrumpetuar t`i nxiste qeveritë perëndimore të njihnin një shtet palestinez, por ambiciet e saj janë zbehur duke i ulur ndjeshëm pritshmëritë.

Ndryshimi i qëllimeve të takimit të parashikuar të mbahet nga data 17 deri në 20 qershor, shënon një tërheqje nga vizioni i mëparshëm sipas të cilit do të kishte një deklaratë të përbashkët të njohjes së Palestinës si shtet nga një grup i madh vendesh, duke përfshirë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Francën dhe Britaninë e Madhe. Emmanuel Macron, presidenti francez dhe një bashkë-sponsorizues i eventetit, e ka cilësuar njohjen e Palestinës si ” detyrë morale dhe kërkesë politike”, por zyrtarët francezë që informuan homologët e tyre izraelitë këtë javë i siguruan ata se njohja nuk do të kërkohet tani, në këtë konferencë.

Në vend të kësaj, fokusi do të jetë tek arritja e një armëpushimit të përhershëm në Gaza, lirimi i pengjeve izraelitë, reformimi i Autoritetit Palestinez, rindërtimi ekonomik dhe fundi i plotë i sundimit të Hamasit në Gaza.

MARKETING